Abdixhiku shpjegon pse janë pezulluar udhëtimet me disa shtete

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është lidhur në emisionin Pressing në T7 dhe e ka shpjeguar vendimin e qeverisë për ndalimin e ardhjeve nga disa shtete.

Abdixhiku thotë se ministria e transportit vepron në bazë të një protokolli të vecantë. Ai shpjegon se IKSHPK merr vendime në bazë të mesazheve që merr, dhe pastaj i dërgon disa rekomandime tek ministria e shëndetësisë dhe ministritë tjera.

‘’Me 8 mars fillimisht kemi marrë nje rekomandim të tillë për shkallë të lartë të rrezikshmëria për Italinë e veriut, dhe duke marrë parasysh se ky është një mekanizëm i ri për shtetin e Kosovës kemi marrë vendim për ndalimin e udhëtimeve për Italinë e veriut. Ka dalë të jetë vendim i mirë. Dje është marrë vendim që të pezullohen linjat prej vendeve me rrezikshmëri të mesme dhe të lartë. Sot në mesditë kemi marrë një tjetër rekomandimi nga ky institut për Gjermanine, Francen, Zvicer e Italise për ndalimin e fluturimeve dhe rrugëve tokësore për këto shtete.’’, thote ai.

‘’Ne kemi ndaluar ardhjet jo shkuarjet, kompanintë ajrore do të vendosin në mënyrë individulae për itineraret e tyre si do të veprojnë. Ekipet mjekësore nuk kanë kapacitete për të kontrolluar të gjithë ata që vijnë. Ende nuk kemi mbyllur kufijtë dhe ka rrugë alternatve gjithcka varet nga institui kombëtar i shëndetësisë publike. Nëse rekomandohen masa të reja atëherë duhet të reagojmë në bazë të protokollit’’.

‘’E di që është masë jo e favorshme por duhet kuptuar që jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe ka momente kur kemi vendime jo të favorshme për të gjithë’’, shpjegon Abdixhiku.