Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetaret në Gjenevë të Zvicrës.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se e djathta po ribashkohet edhe në mërgatë.

Ai këtë takim me bashkëatdhetaret e ka zhvilluar për nder të 34 vjetorit të themelimit të LDK-së. raporton Ballkani.info.

“Para zymtësisë, moszhvillimit, zbrazjes e izolimit, patriotët e mëdhenj nuk mund të qëndrojnë spektatorë. Të djathtit e Kosovës s’mund të vëzhgojnë! Kosova, siç e kishim menduar gjithherë, thërret për angazhimin tonë monumental, si garantues të vetëm politik të shtetësisë, si projektues të Republikës e si besimtarë të vet demokracisë. Prandaj e dashura mërgatë, Bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodhë!Është radha e juaj tani!”, ka shkruar Abdixhiku./Ballkani.info/

Postimi i plotë: