“Jam i lodhur nga tema politike që një lyerje ure e mbajnë si lajm politik dy muaj rresht; e një urë Badovci 35 metrash nuk e ndërtojnë tash e 3 vjet”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha të vendit.

Sipas tij, Kosova nuk ka kohë për të humbur më, andaj do të investohet fort dhe shpejtë.

”Duam ta rrisim borxhin publik, të kemi partneritete publiko-private, të privatizojmë asete që në pronësi publike sjellin vetëm humbje, e të rrisim invesitmet kapitale si domosodshmëri e rigjenerimit kapital të Kosovës; rigjenermim që nuk ka ndodhur në mbi 6 dekada”, ka thënë Abdixhiku.