Lumir Abdixhiku është takuar sot me përkrahësit e LDK-së në Fushë-Kosovë.
Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku u shpreh se kjo dëshmon që thirrja për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më shumë.
“Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me vendosmërinë e njerëzve të ndershëm e punëtor, burra e gra, të rinj e të reja u mblodhën për të treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës po rilind si forca kryesore politike në vend! Nga Prishtina në Viti, Pejë, Shtime, Podujevë, Istog, Prizren dhe sonte Fushë Kosovë – uragani i ndryshimit të madh po e pushton çdo qytet e çdo fshat sepse fuqia e tij vjen nga ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve të Republikës!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Ai bëri me dije se në këtë tubim u prezantuan nominimet e LDK-së për kandidatë për deputetë: Mirlinda Krasniqi dhe Laureat Gojnovci.
Ky është postimi i plotë:







