Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka takuar sot bashkatdhetarët në selinë e partisë.

“Mes bashkatdhetarëve tanë, pranë Selisë Qendrore të Lidhjes Demokratike, në takimin e përvjetshëm tashmë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është tani e hapur për secilin bashkatdhetarë që frymon djathtë!”, ka shkruar ai.

Sipas tij, puna e madhe me mërgatë, për tre vite rresht, reforma e brendshme, programi politik e konsistenca në qëndrime shtetare, ka rikthyer besimin me Lidhjen në origjinë! Prandaj dhe këtë vit, takimi ynë ishte përplot entuziazëm, përkushtim e bindje për përbashkimin e djathtë si shpëtim i Republikës. Mbi të gjitha, përplot vullnet e gatishmëri për mobilizim zgjedhor. Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re! Ju faleminderit secilit që nderuat këtë takim! Le të bëhemi bashkë! Le të ringritemi si një! ✌️”, ka shkruar lideri i LDK-së. /Ballkani.info/