Kryetari i Lidhjes

Abdixhiku: Po e paguajnë Ganiun me papuqe e gitarë 7,500 euro dhe thonë LDK-ja e ligë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur të mërkurën edhe për Gani Jakupin, këshilltar i ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës i cilu u raportua që paguhet 7,500 euro në muaj.

Abdixhiku po fliste sesi pushteti e “përbashkonte opozitën”, në mënyrë që ta mundësonte propagandën “ne dhe ata”.

Ai thotë se LDK-ja ka identitetin e saj dhe nuk i merr as mangësitë e as benifitet e partive tjera politike opozitare.

Por sipas tij, pushtetit i konvenon kjo gjë “për ta mbajtur vetën të mirë edhe kur paguajnë 7,500 euro”.

”Por unë besoj që përbashkimi i partive politike në një term opozitar ka qenë gjuhë e pushtetit, në mënyrë që ta portretizojë vetën si ne kundër të tjerëve. Dhe këta të tjerët domosdo janë të ligë, e në jemi të mirë edhe kur e paguajnë 7 mijë e 500 euro zotëriun me papuqe e gitare në muaj edhe atëherë ne jemi të mirë, kjo është gjuhë e polarizimit dhe propagandës”, ka thënë Abdixhiku në T7.

https://www.youtube.com/watch?v=h7K9QGeQ4w8&t=17s