Izet Demaj

Abdixhiku për policin e vrarë: Një hero që s’pushon së qenuri i tillë kurrë

Tashmë kanë filluar ngushellimët për familjen e policit të vrarë sot në Istog gjatë grabitjes së një banke.

Policia që u vra nga përleshja e armatosur me grabitësin, Izet Demaj, ishte edhe pjesëtarë i UÇK-së.

I vrarë mbeti edhe grabitësi.

Ky është ngushëllimi i deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku:

Një hero që s’pushon së qenuri i tillë kurrë. Në luftë si ushtar i Koshares, në paqe mbrojtës – deri në vdekje – i qytetarëve. Heronjtë s’duken ndryshe veçse si polici i rënë Izet Demaj.

Një ditë e rëndë për gjithë Kosovën. Sot kemi humbur të gjithë. Ngushëllime familjes e kolegëve të tjerë në polici.