Abdixhiku pas vdekjes së ish-deputetit Baruti: Humbje e madhe, do të mbahet mend si zë i fuqishëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-deputetit Blerim Baruti.

Në një komunikatë për media, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se Baruti ishte personalitet i shquar i arsimit dhe politikan e përfaqësues i nderuar i qytetarëve në Kuvend.

“Dr. Baruti dha një kontribut të shquar si profesor, por veçanërisht si veprimtar i LDK-së që nga themelimi, si nënkryetar dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë. Si deputet ai do të mbahet mend si zë i fuqishëm, i angazhuar për mirëqenien e qytetarëve tonë. Largimi nga jeta i Dr. Blerim Barutit është pikëllues dhe një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe Degën e LDK-së në Mitrovicë”, ka shkruar ai.