Lideri i LDK’së Lumir Abdixhiku ka publikuar një mesazh për bashkim dhe mobilizim politik, teksa është shfaqur së bashku me ish presidenten Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti në një tubim të mbajtur në Ratkoc të Rahovecit, vendlindja e Hotit.
Përmes një postimi publik, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët për të ardhmen e vendit.
“E ardhmja ndërtohet bashkë! E ardhmja kërkon çdo njeri të mirë të Republikës! E ardhmja ndërtohet me ekipin më të mirë, më të ditur e më të përgatitur të vendit”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se bashkimi mbetet forca kryesore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke përmbyllur mesazhin me sloganin: “LDK një herë, LDK gjithherë!”.
Tubimi në Ratkoc është parë si një shfaqje e unitetit politik brenda spektrit të afërt me LDK-në, ndërsa prania e Osmanit dhe Hotit ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik dhe rrjetet sociale.







