Abdixhiku nis ditën me një kafe me Jusuf Buxhovin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ditën e sotme e ka nisur me një kafe mëngjesi me anëtarin e parë të Këshillit, Jusuf Buxhovin.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha që është nder dhe privilegj për të, dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e lëvizjes për liri.

Postim i plotë i tij:

Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.

Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër.

Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të…

Posted by Lumir Abdixhiku on Thursday, 22 April 2021