Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, kanë qëndruar për vizitë në Viti.
Krahas pamjeve të publikua, Abdixhiku ka shkruar:
Folëm për projektet, zhvillimin dhe për një Kosovë që i jep më shumë mbështetje familjes, rinisë, bujqësisë e secilit qytetar që punon ndershëm.
Në Viti garojmë me kandidaten Vjollca Kadolli Halili me numër 36, kandidaten Arta Ajeti me numër 70, kandidatin Ibush Beqiri me numër 71 dhe kandidatin Robert Ukiq me numër 87.
Vitia e dijti gjithmonë vlerën e njerëzve të mirë. Bashkë, po nisim një rrugëtim të ri.







