Abdixhiku: Nga e hëna ndërpritën të gjitha fluturimet (ardhjet) në Aeroportin e Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në vazhdimësi të vendimit qeveritar, të gjitha fluturimet (ardhjet) në Aeroportin e Prishtinës ndërpriten të hënën, me 16 mars, në mesnatë.

“Pas kësaj date, largimet nga Aeroporti për jashtë janë të lejuara varësisht nga interesi i operuesve. Ju lus t’i aranzhoni fluturimet deri në këtë kohë. Sonte, me efekt të menjëhershëm, kam ndërprerë edhe transportin ndërurban e ndërkombëtar – për udhëtarë. Do ta fitojmë edhe këtë betejë; me solidaritet, qetësi e kujdes për njëri tjetrin – siç kemi ditur gjithëher”, ka shkruar Abdixhiku. /Ballkani.info/