Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një tubim në një odë në Kosovë, ka rrëfyer për kthimin e tij nga Anglia, për të jetuar e punuar në Kosovë. 

Abdixhiku dëgjohet duke thënë se vendi i huaj s’bëhet asnjëherë i yti. Kandidati për kryeministër ka thënë se s’ke pse t’ia thuash një gjë të tillë dikujt që është në hall, meqë një njeri me halle e ka mendjen tek obligimet, shkollimi i fëmijëve e për të paguar fatura. 

Ai ka thënë se i di këto halle meqë edhe vetë jeton në Kosovë dhe i shkollon fëmijët në Kosovë, e jo në ndonjë shtet të huaj. 

“Qeto probleme i kam edhe unë bashkarisht me krejt dhe jam i interesuar me e ndreq këtë vend, sepse ky vend është i ndreqshëm me njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë Abdixhiku.

@lidhjadardane #ldk #kosova #shperndaje #diaspora #fyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy #gjesti #prishtina #peja #fb #viral_video #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍❤️ #1 #ldk ♬ Ai është i gjallë – Violeta Kukaj