“Kosova nuk ka luftuar për dështim shtetar. Prandaj sot, më shumë se kurdoherë, kërkohet zgjim, kthjelltësi, drejtim i ri, shpresë”, deklaroi Lumir Abdixhiku në gjatë eventit të nisjes së fushatës. Kandidati për Kryeministër nga LDK, tha se shteti po gërryhet nga brenda secilën ditë.

“Kjo tokë ka kaluar luftë, ka kaluar sakrifica, ka kaluar betejën më të madhe historike – atë për liri e shtetësi – dhe nuk është ngritur pas gjithë dhimbjes për të përjetuar një dështim shtetar brenda kufijve të vet, nga njerëzit e vet”, përfundoi ai.