Lumir Abdixhiku

Abdixhiku në Kuvend: Derisa po flasim, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përgëzuar deputeten Hykmete Bajrami për nisjen e iniciativës rreth hetimit të kontratave njëburimore.

Këto kontrata, sipas tij, kanë një emër – “tender sekret”.

“Ajo që po provojmë të bëjmë këtu, dua të përgëzoj deputeten Bajrami që ka nisur këtë inciativë, është përshkrimi i një praktike të shpërndarë në gjithë sistemin publik të Kosovës. Kjo praktikë ka një emër, dhe i thonë tender secret. Tenderët sekret janë shpërndarje e pares së shtetit, prej buxhetit të operatorët, bizneset, pa asnjë procedurë, garë, drejt për së drejti marrëveshjet direkte.” – ka thënë ai.

Sipas tij, edhe derisa po flitej në Kuvend, dikush nga VV-ja ka qenë duke nënshkruar një tender secret.

“Sot teksa flasim, dikush në VV është duke nënshkru, jo përgatit, një tender sekret. Kjo praktikë po rritet, vitin e parë ishin 30 milionë euro, vitin e dytë u bënë 70, në vitin e tretë 109 milionë euro tender sekretë.”

Tutje, Abdixhiku u shpreh:

“13 herë, një kompani e vetme, është ulur me një përfaqësues të ndërmarrjes publike, e ka marrë tender sekret. Ose në MPB, 15 milionë euro për shërbime të IT-së”.