Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vënë përsëri në pah premtimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të dhëna në fushatën e fundit nga ku fitoi mbi 50% të votave.

“Ndryshimi po vjen! Me té dhe fundi i politikës së premtimeve që s’kanë peshë më shumë se një fushatë” është shprehur Abdixhiku.

Ndryshe këtë koment i pari i LDK-së e ka bashkangjitur në një video ku Kurti premtoi se Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, gjë kjo që nuk u bë.

Postimi: