Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një video me vajzën e tij, në rrjetin social Twitter.

Abdixhiku ka vendosur që këtë ditë vikendi ta kalojë pranë vajzës së tij. Ata të dy shihen duke performuar në piano.

Teksa vajza e tij luante në piano, Abdixhiku i ndihmonte.

“Ja dolëm; ma n’fund”, kishte shkruar Abdixhiku krahas videos, e cila lë të nënkuptohet se kanë provuar edhe disa herë të tjera të bëjnë një performancë të tillë.

Më poshtë mund ta shihni videon e Lumir Abdixhikut dhe vajzës së tij duke performuar.

Ja dolëm; ma n’fund.#astronomia #tonyigy pic.twitter.com/OhGKqYAHxL

— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) April 10, 2021