Abdixhiku – mësimdhënësve: Dorëzimi është mashtrim, mashtrim nga këta të tre

Deputeti i LDK-së, Lumri Abdixhiku, i ka thirrur mësimdhënësit që të insistojnë në kërkesën e tyre për rritje të rrogave.

Ai ka kujtuar marrëveshjen e arritur të koalicionit PAN me SBASHK-un në fushatën zgjedhore, që kësaj kategorie t’i rriten rrogat për 30%.

“Mund të mos pajtohemi me kërkesat tuaja shumë, me idenë që plot të rinj e të reja sot në sektorin privat s’marrin hiç e kur marrin, marrin tre herë më pak; e edhe më pak me idenë që për dënim po i mbani fëmijët e jo këta që u dhanë fjalë por, megjithatë, për argument tuajin, ju keni një marrëveshje me ta. Një marrëveshje të nënshkruar me laps e fletë të bardhë për plot 30%. Çdo dorëzim nën këtë është mashtrim. Mashtrim nga të tre këta në foto”, ka thënë Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë:
https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10156154337297759