Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në fazën e fundit në rrugën “Nekibe Kelmendi”, e cila lidhë Pallatin e Drejtësisë me rrugën regjionale Prishtinë-Gjilan.
Ai ka thënë se ky është një tjetër përkushtim i LDK-së në Prishtinë për fokus në gjëra që kanë rëndësi e që bëjnë vërtetë ndryshim.
Tutje kreu i LDK-së ka thënë se Kosova ka shumë punë më të mençura para vetes se sa të ngecë në moçalin e zymtësisë
Postimi i plotë:
Javë e re, rrugë të reja
.
Rruga ‘Nekibe Kelmendi’, një investim tjetër kapital në Prishtinë. Një tjetër përkushtim i yni për fokus në gjëra që kanë rëndësi e që bëjnë vërtetë ndryshim! Për këtë duhet të jetë shërbimi publik! Për këtë LDK qëndron sot! Injorojeni propagandën, urrejtjen e përçarjen. Kosova ka shumë punë më të mençura para vetes se sa të ngecë në moçalin e zymtësisë.







