Abdixhiku: Më 17 tetor qytetarët e dënuan arrogancën e pushtetit

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, thotë se më 17 tetor qytetarët e Kosovës dënuan arrogancën e pushtetit.

“Përballë neve ka një lexim arrogant të 14 shkurtit. Këtë e kam thënë vazhdimisht”, thotë Abdixhiku.

“14 shkurti për palën tjetër ishte fund, për neve ishte fillim. Pra ata sikur e morën rezultatin e 14 shkurtit si përfundimtar, që neve na votojmë njerëzit bëmë çfarë bëmë dhe bën çfarëdo që bënin e në fakt s’bënin asgjë. Konsideronin se këtë proces të politikëbërjes do ta kishin si të mjaftueshëm për të mbajtur mbështetje të pafundme”, tha ai në emisionin Rubikon.

“Skena politike ka ndryshuar në Kosovë. Nuk mundesh me kauzën e vjetër të bësh politikën e sotme dhe të ardhme”, theksoi ai.