Abdixhiku: Mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend, zgjedhjet janë festë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend.

Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar aktivitetet e LDK’së gjatë ditës së sotme, ku ka treguar edhe një herë takimin me partitë politike në presidencë duke thënë se “mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend. Zgjedhjet janë festë”, përcjell Periskopi.

Ai gjithashtu ka treguar se në mbledhjen e Kryesisë së tyre është marrë vendim që të heqin dorë vullnetarisht nga fushata konvencionale zgjedhore.

Postimi i plotë i Abdixhikut: