Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë sonte se fitorja e parë elektorale e LDK-së po merr formë.

Ai këtë e ka bazuar në regjistrimin e votuesve nga diaspora.

“Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik. Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale!”, ka shkruar ia.

Postimi i plotë:

🔥 40 mijë falënderime për Mërgatën! 💜💙

Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë.

Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik.

Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë!

Nga nesër, ndiqni kanalet komunikuese tonat, strukturat tona, lidhjet tona, për votim.

Sepse vota juaj është ndryshim!

Ju faleminderit, plot 40 mijë herë! ✌️