Abdixhiku: Largimi i mjekëve është problem kombëtar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka rikthyer në vëmendjen ikjen e mjekëve kosovarë dhe jo vetëm.

Abdixhiku nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ftuar autoritetet që të marrin hapa drejt rritjes së pagave, pasi sipas tij, është koha e duhur.

“Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorëve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut, pa ndërhyrje:

Punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderova për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë.

Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorēve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë.

Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet!