Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për fushatë e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.
Abdixhiku ka përzierjen e shefit të ekzekutivit e ka quajtur si të paprecedentë.
“Të kesh një kryeministër të Kosovës që aktivisht me institucionet e Kosovës të bëjë fushatë të bëjë propagandë të ndajë shqiptarët për një rezultat fundja katastrofal është e paprecedentë dhe të dëmshëm për Kosovën”, ka thënë ai.
I pari i LDK-së ka treguar se në cilat shtete ka dështuar Albin Kurti për zgjedhjet.
“Është formë e ekzistencës së popullistët. Popullistët ekzistojnë në polarizim me ndarje dhe përçarje ata provuan në Shqipëri, iu i refuzuat, provuan në Mal të Zi dështuan, kanë pasur një dozë të suksesit në Luginë të Preshevës me njërin prej kandidatëve për zgjedhjet parlamentare atje. I cili tani është shndërruar një figurë partiake. Dhe investuan gjatë në Maqedoni të Veriut me të gjitha kapacitetet institucionale të Kosovës”, ka potencuar ai.
Abdixhiku i ka dhënë tre arsyeje se pse një kryeministër i Kosovës nuk duhet të ketë ndikim në zgjedhjet jashtë shtetit.
“Kjo është e dëmshme për dy arsyeje. E para në rast të fitores të palës tjetër t’i i ke mbyllur dyert e bashkëpunimit në institucionale. Dhe e dyta ke bërë dëm të pariparueshëm me shqiptarët dhe e treta po dëgjojë shpesh deri sa thuhet se Serbia po intervenon në Kosovë. Por Serbia i bënë bashkë serbët në Kosovë. Por sikur intervenimi i Kosovës dhe Shqipërisë të ishte në Maqedoni për t’i bërë bashkë shqiptarët të ishin më të fuqishëm. Është ndarje dhe investues aktiv në fushatë dhe në propagandë”, ka thënë tutje ai.
@ballkani.info Abdixhiku – Kurtit: Të kesh një kryeministër që ndan shqiptarët është e papranueshme #lumirabdixhiku #albinkurti #blendifevziu #edirama #kosova🇽🇰 #shqiperia
♬ original sound – Ballkani.info







