Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se mbështetja për këtë subjekt në Prishtinë po rritet çdo ditë, ndërsa tubimin e mbrëmshëm në Bregun e Diellit e ka cilësuar si madhështor.
“Bregu i Diellit sonte! Madhështore! Kryeqyteti frymon kaltër. Kryeqyteti është me LDK-në. Kryeqyteti është me Përparim Ramën. Faleminderit Degës së Tretë për organizim. Faleminderit gjithë qytetarëve për mbështetjen e madhe. Vazhdojmë edhe katër”, ka thënë Abdixhiku, duke iu referuar mbështetjes për edhe një mandat të dytë të kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama.
Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja po dëshmon se mbetet forca kryesore politike në kryeqytet, me vizion të qartë për zhvillimin e Prishtinës.







