Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë në “Pressing” të T7 se “kemi një kryeministër që ka dështuar” dhe sipas tij “asgjë nuk guxon ta mbulojë këtë gjendje”.
Ai shtoi se e çmon veprimin e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt, që nuk i shkoi Kurtit në darkë.
Abdixhiku tha se Haradinaj e “ka kuptuar saktë se çfarë po ndodhë”.
“Tema e frikës është njëfarë ngacmimi simpatik i emocioneve të kundërshtarëve politikë, se këtu krejt jemi kundërshtarë politikë, por e mbulon të vërtetën. E vërteta është që kemi një kryeministër që ka dështuar dhe duhet mbajtur përgjegjës. Asgjë nuk guxon ta mbulojë këtë gjendje, prandaj e çmoj veprimin e z. Haradinaj, ka treguar maturi dhe mençuri në një lëvizje të tillë, sepse saktë e ka kuptuar se çfarë po ndodhë”, tha Abdixhiku.







