Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku përmes një reagimi në facebook ka kritkuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për parregullësitë dhe vonesat.

“Përveç kësaj, kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë. Kthehuni në metodë klasike aman! Numërim është ky”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se LDK-ja ka shënuar suksesin e madh pas rënies historike, dhe se në certifikimin final do të jetë 20% me plot 180,000 vota.

Postimi i plotë: