Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shpalosur planin e tij të qeverisjes gjatë katër viteve të ardhshme në qoftë se vije në krye të ekzekutivit.
Abdixhiku ka thënë se me planin e LDK “Rruga e Re” gjatë katër viteve do të investojë 5 miliardë euro, duke treguar se si mund t’i gjenerojë këto të ardhura për projekte konkrete.
Ai përmendi më tej edhe masat evropian nën të cilat gjendet Kosova.
“Unë kam zgjedh një rrugë të re. Është rruga e re e LDK-së, 5 miliardë investime për 4 vitet e ardhshme. Ka pare Kosova shumë, gënjeshtra më e madhe që është bërë ndonjëherë është të thuhet që Kosova është e varfër. Është shumë e pasur ka mjete financiare ka potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, ka 3 miliardë euro fonde pensionale te rezervuara që i investon me 1 për qind, ka borxhin më të ulët publik vetëm 17 për qind pra po flasim për 7 miliardë euro që Kosova mund të i gjenerojë për të investuar në projekte konkrete. Por mbi të gjitha Kosovës i duhet një rizgjim kombëtar për të bërë një gjë. Dhe mos harroni që ju jeni vend i NATO-s dhe ne jemi nën masa evropiane dhe të NATO-s”, tha Abdixhiku.







