Abdixhiku: Klinikat s’kanë penj e dorëza, Qeverisë i tepruan 1.3 milion euro të dedikuara për to

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së premte ka zhvilluar një takim me disa punonjës shëndetësorë.
Ai ka thënë se sistemi shëndetësor është në pikën e thyerjes.

“Pa penj, pa infuzione, pa dorëza! Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes”, ka shkruar ai.

Abdixhiku tha se edhe për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Ndërsa, shton se Qeverisë i kanë tepruar disa para edhe kur s’ka penj.

“Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vetë. Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj! Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!”, ka shkruar Abdixhiku

Postimi i plotë: