Abdixhiku kërkon anulimin e tenderit të autostradës për Gjilan

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për medie ka thënë se ka kërkuar nga organet gjegjëse të ministrisë që të shikojë procedurat për anulimin e tenderit për ndërtimin e autostradës për Gjilan.

Ai ka thënë se ky projekt do të mund të realizohet vetëm pas miratimit të buxhetit dhe pasi që të shohin se sa është buxheti për Infrastrukturë.

Vlera e paraparë e këtij tenderi ka qenë 110 milionë euro dhe nisi nga Qeveria Haradinaj.

Ndryshe, Gjilani konsiderohet si një prej qyteteve të lëna pas dore me infrastrukturë pasi, ndonëse është pikë lidhëse me Serbinë, ajo ka një rrugë të dobët.