Abdixhiku: LDK-ja po rikthehet bindshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në vazhdën e takimeve me anëtarë dhe struktura të partisë së tij nëpër komuna, sot, kishte zgjedhur që ta vizitojë Malishevën dhe Obiliqin. Me këtë rast, ai iu dha mbështetje të fuqishme kandidatëve për kryetar të komunës si dhe atyre për asamble komunale.

“LDK-ja është e përhershme, ndërsa ju jeni shpirti i saj. Ju flisni e ne ju dëgjojmë. Atë që ju e thoni ne e shndërrojmë në përmbajtje finale, e të njëjtën e konsiderojmë si udhërrëfyes drejt fitores sonë”, u tha Abdixhiku bashkëpartiakëve.

Sa i përket komunës së Malishevës, ai tha se ky vend i ka të gjitha; i ka njerëzit e zellshëm dhe punëtorë, i ka resurset e shumta e me potencial zhvillimi, ndërsa, shtoi ai, ne e kemi planin dhe ekipin e duhur, i cili do të udhëheqë me dije e nderë, ashtu siç i ka hije një pushteti të mirë.

Më pastaj, Abdixhiku u prit nga anëtarë dhe struktura të degës së LDK-së në Obiliq, ku para të pranishmëve tha se kështu të bashkuar jemi e vërteta jonë dhe se kjo e vërtetë i duhet edhe komunës tuaj.

No description available.

“Ekipi i bashkuar dhe me eksperiencë është e vërteta jonë. Kështu që, vetëm ky ekip me këtë të vërtetë e garanton zhvillimin e vërtetë të komunës së Obiliqit”, theksoi Abdixhiku.

No description available.

Javëve të fundit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një varg vizitash nëpër degë, në qytete të mëdha e të vogla, në mbështetje të kandidatëve për kryetarë komunash, në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në shumicën e këtyre takimeve, Abdixhiku ka vënë theksin në mobilizimin për rikthimin e LDK-së në vendin e saj origjinal – të parin.