Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku foli rreth procedut të bashkimit të së djathtës brenda kësaj partie.
Abdixhiku, në Debat Plus të Dukagjinit tha se rezultati i tanishëm është barra më e madhe, prandaj po angazhohet për të bërë bashkimin e madh.
‘’Tani, keni me e pa LDK-në e vërtetë. Në të djathtën e bashkuar, do të kemi një rezultat standard historik, por edhe përtej saj’’, deklaroi Abdixhiku.







