Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku duke folur për datat e mundshme të zgjedhjeve nacionale, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur partia e parë në votat e mërgatës në këto zgjedhje lokale.

Sipas tij, LDK ka marr 30%.

“Dy data jënë të mundshme, data 21 dhe 28. Çfarëdo që synojnë është publike, e qartë. Nëse e kanë mendësinë me na frigu prej mërgatës, ua rikujtoj që në këto zgjedhje lokale kemi dalë të parët në mërgatë, 30% i kemi marrë. Unë mendoj që data 28 është vështirë e realizueshme për numërimin e votave në natën e Vitit të Ri, për ruajtjen e tyre në natën e Vitit të Ri”, tha i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku.