Abdixhiku ia përmend postet politike me emrat e shefave, Kusari-Lila e akuzon për gjuhë mizogjene

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka replikuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, duke ia përmendur pozitat politike që ajo ka mbajtur.

“Ish-këshilltares të Bajram Rexhepit në PDK, të ndjerit, ish-nënkryetares së Behgjet Pacollit në AKR, ish-zëvendëskryeministres së Hashim Thaçit në Qeveri, ish-partneres së koalicionit dhe ish-deputetes së Isa Mustafës në LDK dhe shefes se Grupit Parlamentar të Albin Kurti dhe s’po flas për pesë persona, por për një, nuk mund t’i flas që s’e kupton e që është moraliteti dhe kurrizi politik”.

Kësaj iu përgjigj ashpër Kusari-Lila nga foltorja.

Pasi ia përmendi se ndërrimin e partnerëve të koalicionit, Kusari-Lila tha se kjo gjuhë e përdorur nga Abdixhiku është mizogjene.

“Sa i përket gjuhës seksiste, mizogjene që përdorni ndaj një gruaje, se s’jeni i pari, që mundoheni të bëni asociimin e një gruaje me burra të tjerë”.

Ajo tha se ka qenë në vetëm dy parti, AKR dhe Alternativa.