Kryetari i LDK-së paraditën e sotme është duke qëndruar pranë familjës së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Kështu të paktën e ka bërë publike një video zyrtarja për media e LDK-së, Gentiana Azemi përmes një postimi në Facebook.
Në pamje shihet Abdixhiku i shoqëruar nga kryesia e partisë dhe pritet nga zonja Fana, Teuta dhe Ukë Rugova.








