Abdixhiku i përgjigjet Lekajt: Nuk kam kohë për inate politike

Pal Lekaj është i pakënaqur me vendimet që po i merr ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku. Thotë se po vendos në interes të partisë e klaneve. Abdixhiku që ka anuluar vendime të Lekajt, e ka shkruar sekretarin e përgjithshëm i ka thënë Express se është shumë i zënë duke punuar, për t’u marrë me deklaratat e Lekajt tash.

Abdixhiku ka nisur punën në zyrën e tij me anulime të vendimeve, që ish-ministri Pal Lekaj i kishte marrë.

Vendimet e ministrit që vjen nga LDK’ja për anulimin e tenderit 110 milionë eurosh për ndërtimin e autostradës së Gjilanit e largimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Betim Reçicës, Lekaj i quan vendime të interesave partiakë e klanorë. Ai paralajmëron Abdixhikun se Reçica do të ndjekë procedurat ligjore.

Ministri Abdixhiku thotë se është duke u marrë me projektet që, sipas tij, janë neglizhuar në të kaluarën, së këndejmi nuk ka kohë të merret me deklarat e Lekajt e Reçicës.

“Jam shumë i zënë me punë e projektet e neglizhuara tash e sa vite; nuk kam kohë për inate politike”, ka thënë Abdixhiku.

Ministri i Infrastrukturës gjatë mbledhjes së fundit të Qeveisë propozoi që Sekretari i Përhershëm të bartet në listën tepricë, duke e zëvendësuar atë me Izedin Bytyqin.

Lekaj thotë se largimi i Reçicës nga Abdixhiku ka qenë e kundërligjshme.

 “Vendimet e Qeverisë si tepricë janë disa ligje që e mbrojnë shërbyesin civil. Në këtë rast sekretarin e shtetit. Është kushtetuese që nuk ke të drejtë për teke individuale të largosh dikë. Prandaj unë mendoj që vet sekretari do të apelojë këtë vendim”, thotë ai.

Përplasjet e Abdixhikut me sekretarin e Ministrisë kishin nisur që nga ditët e para që zyrtari i LDK’së mori detyrën e re.

Reçica refuzoi të anulonte tenderin për Autostradën “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, me vlerë 110 milionë euro.