LDK

Abdixhiku: Interesim i madh për shkollën politike “Ibrahim Rugova”, e ardhmja jonë është e ndritshme

Kryetari i LKD-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur i lumtur që sot ka nisur ligjëratat klasa e dytë e gjeneratës së parë në shkollën politike ‘Ibrahim Rugova’.

Ai ka bërë me dije se edhe ky grup përgjatë dhjetë javëve do të mësojnë për të djathtën dhe rugovizmin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhhiku ka shkruar se ndjehet i lumtur për interesimin e madh të të rinjve për të djathtën.

“Këtu, sot, klasa e dytë e gjeneratës së parë, po i nisë ligjeratat në Shkollën Politike ‘Ibrahim Rugova”📖📚. Ky grup i jashtëzakonshëm prej të rinjëve e të rejave, sikurse Klasa e Parë para tyre, përgjatë dhjetë javëve të ardhshme do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, shtetin, kushtetutën, ekonominë e tregut, institucionet e Republikës e ato transatlantike; idetë që na veçojnë e programin ideologjik e politik ‘Rruga e Re’”, ka shkruar Abduxhiku, duk përmendur emrat e të rinjve që kanë filluar ligjëratat.

“Andi, Besarti, Butrinti, Dilara, Djellza, Donita, Elioni, Erioni, Erza, Gema, Igballja, Lorenta, Luani, Marigona, Rinesa, Rroni, Rinesa, Senati, Vlera e Ylli janë 20 studentët e përzgjedhur nga interesimi i madh për thirrjen e dytë. Mosha mesatare e tyre është 19 vjet. Të gjithë janë studentë të dalluar e me plot kurreshtje politike. Jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur të ndjekin me vullnet të mirë Shkollën tonë. Jam edhe më i lumtur për interesimin e madh të të rinjëve për të djathtën. Mes tyre kemi liderët e së nesërmes. E ardhmja jonë është e ndritshme!”, ka shkruar ai.