Koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të ndodhë, ka thënë me bindje kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se ky ka qenë edhe premtim elektoral i partisë së tij.

“Duhet ta kuptojnë se koalicioni LDK-VV nuk do të ndodhë”, ka thënë shkurt Abidixhiku. “Besojmë që Vetëvendosjes i duhet një reformë e thellë e mënyrës së bërjes së politikës”, ka thënë lideri i LDK-së.