Abdixhiku i bindur në fitoren e Lutfi Hazirit më 14 nëntor

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të sotëm në Gjilan, në fjalën e tij, ndër të tjera, tha se ne jemi krenarë me Lutfi Hazirin dhe se ai na bën të gjithëve faqebardhë.

“Lutë, jemi të gjithë krenar me ty. Na bën të gjithëve faqebardhë. Do ta kesh mbështetjen time e të gjithë bashkëpunëtorëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për t’i dalë në krye edhe kësaj gare. Jam i bindur thellë në fitoren tënde, ashtu siç jam i bindur se fitorja jote është fitore e gjilanasve dhe e Gjilanit”, theksoi Abdixhiku.