Abdixhiku: Do vazhdojë ndërprerja e komunikimit ajror e tokësor me vendet me rrezik, do të rrisim kontrollin kufitar

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku deklaroi se masat e marra nga Qeveria e Kosovës janë preventive.

Ai tha se do të mbyllet ekspozimi ndërkombëtarë duke vazhduar ndërprerjen e komunikimit ajror e tokësor me vendet me rrezik.

Abdixhiku tha se do të rritet kontrollikufitar, sepse kjo është sfidë që teston organizimin e shtetit dhe shoqërisë.

Postimi i plotë:

Pa panikë.

Masat e Qeverisë janë preventive. Do të mbyllim ekspozimin ndërkombëtar duke vazhduar ndërprerjen e komunikimit ajror e tokësor me vendet me rrezik. Ishim ndër të parët që morrëm këtë masë – na u shpagua deri tani mençur e mbarë. Do të rrisim kontrollin kufitar, do të minimizojmë rrezikun brenda, do të kujdesemi për furnizim të rregullt e do të sigurojmë stabilitet në çmime. Është sfidë që teston organizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Por bashkë, me solidaritet, qetësi e organizim të mirëfilltë, do të dalim veç më të fortë.