Abdixhiku: Do të zbatojmë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, jo vetëm tarifë tregtare

Lumir Abdxhiku nga LDK-ja ka thënë se do të zbatojnë reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë dhe se tarifa aktuale është vetëm në fushën e tregtisë.

“Fillimisht duhet ta quajmë tarifë dhe jo taksë dhe kjo dëshmon mjaft se ka qenë veprim i pamatur dhe ndoshta arbitrar në kohë. Është vetëm një masë e marrëdhënieve reciproke, qoftë tregtare, qoftë politike, qoftë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Si masë e barabartë tarifa është në rrafsh ekonomik e largon apo zvogëlon presionin ndërkombëtar të Kosovës kundrejt interesave të veta që ka”.

“Nëse dialogu është mjet i rëndësishëm për të dalë nga ky ngërç në të cilin gjendemi dhe nëse e vlerësojmë pozitive interesin ndërkombëtar ndaj rajonit dhe në veçanti Kosovës çdo pengë apo presion është i dëmshëm me miqtë e Kosovës dhe aletët tradicionalë që i ka pasë është i dëmshëm dhe si i tillë duhet të zhbëhet”.

“Kjo zhbërje ka një masë politike të pranueshme për çdo akterë ndërkombëtarë është masë që e aplikon çdo vend dhe i thonë reciprocitet”.

“Çdo masë që Serbia e ka ndaj Kosovës replikohet në pasqyrë nga Kosova. Këtu përfshihet lëvizja lirë e njerëzve për dokumentet e udhëtimit, e automjeteve – njohjen e dokumentacionit të automjeteve”.

“Kur flitet për produktet flitet për prodhimin e tij në Republikën e Kosovës. Kur flitet për arsim ka të bëjë me njohje të diplomave. Për lëvizje të lirë deri te tabelat e automjeteve. Reciprociteti është masë më e gjerë se një tarifë dhe është e pranueshme edhe nga ndërkombëtarët sepse s’mund të akuzohet Kosova për veprimet që i bën edhe Serbia”.

“Realiteti është se prodhimet e Kosovës nuk lehjen fare në Serbi, veturat me targa të Kosovës nuk lejohen. Relacioni reciprok nëse aplikohet atëherë produkti serb duhet të ndalohet fare. Tarifa është vetëm një masë tregtare”.

Ndërkaq, bashkëpartiaku i tij, Avdullah Hoti, tha se taksa është përdorur për të marrë poenta disa parti.

“Ne shumë herë e kemi trajtuar mënyrën se si është vendosur kjo taksë. Ajo është bërë se kush po merr më shumë poenta. Ajo është totalisht minore për të arritur objektiva të mëdha siç po tentojnë të arrijnë njohjen nga Serbia”.

“Megjithatë taksa ka krijuar një realitet tjetër. Qëndrimi ynë i LDK-ja është ë qartë drejt reciprocitet të plotë me Serbinë”.

Ndërsa, Kujtim Shala në Zona Zgjedhore në Klan Kosova tha se procesin e dialogut me Serbinë nuk e ka bllokuar taksa.

“Nuk mendoj që tarifa e ka bllokuar këtë proces, është pretekst i Serbisë për të bllokuar dialogun sepse ky proces nuk i ecë Serbisë”.

“Do të kthehet në një masë tregu të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare, nuk mund të shpjegohet si një pengesë politike. LDK-ja do të udhëheqë Kosovën në këtë proces me ardhjen në pushtet. S’do të krijojmë pengesa dhe s’do të veprojmë kundër Kosovës”.

loading…