Lumir Abdixhiku

Abdixhiku: Analistët që paguhen deri në 2000 euro çojnë përpara propagandën e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar analistët. Ai, sikurse eksponentët e pushtetit ka folur me shumë “pasion”, për rolin e analistit politik, duke e demonizuar atë. Sipas tij mediat e pushtetit po e atakojnë zërin alternative.

“Mediat e pushtetit janë duke e bë një punë të mirë në atakimin e zërit alternativ”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në emisionin Context të ATV.

Abdixhiku ka dhënë një ide, të niset kërkimi i deklarimit të pasurisë së analistëve, që sipas të cilit disa nga ta paguhen nga mediat të cilat kanë afrimitet me pushtetin për të sharë opozitën, sidomos LDK-në.

“Tani që i paguajnë analistët nga 1500 euro deri në 2000 euro në muaj për të sharë opozitën. Në fakt nuk është ide e keqe, pasi që janë bërë analistët kaq prezent në jetën publike është mirë të nisim dhe të kërkojmë deklarimin e pasurisë së tyre. Kish me qenë iniciativë bukur interesant, pasi që kaq të zëshëm janë në kritikën publike, sidomos ndaj opozitës, sidomos ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, jam shumë i interesuar me e ndjekë”, ka deklaruar Abdixhiku.

“Por propagandës do t’i them propagandë. Analistët, një pjesë e tyre janë të mrekullueshëm por dikush që merr rrogë nga një pronar i lidhur me pushtetin, kam dyshimet. Është e pamundur që për 3 vite të atakohet LDK, është propagandë mirë e organizuar”, shtoi ai.

VIDEO BONUS: Promovohet në gjuhën shqipe libri për Hashim Thaçin, i shkruar nga dy gazetarë britanikë