Kryetari i LDK-së

Abdixhiku: Albin Kurti është qyqar, ka kaq shumë pushtet e para dhe viktimizohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është qyqar.

Këtë deklaratë e dha gjatë emisionit Pressing në T7, ka thënë se një kryeministër që i ka 51 % dhe miliarda euro buxhet, vetëm ankohet dhe nuk punon asgjë.

“Është qyqar, është i paaftë në vendime. Një njeri që i ka 51 %, i ka 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje ta bëjë një shenjë të vetme dhe prapë ankohet e bënë viktimën, është rast për marre për besë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka deklaruar se populli i Kosovës ka nevojë për një rrugë të re dhe kjo rrugë është rruga e LDK-së.

VIDEO BONUS: