Abbott takon Mustafën dhe Osmanin – flasim për bisedimet me LVV-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa R. Osmani dhe Bajram Gecaj kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Sipas këtij subjekti politik, gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecuria e bisedimeve mes LVV-së dhe LDK-së, dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve.