Abbott: Dita e Pavarësisë mundësi e mirë për të reflektuar mbi sakrificën e së kaluarës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e bërjes shtet.

Ai në urimin e tij ka shkruar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës.

Ambasadori Abbott thotë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë Kosovës.

“Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë”, ka shkruar Abbott.