Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në takimin e sotëm me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, kërkoi që të realizohet një konferencë ndërkombëtare e paqes për siç tha ” t’i dhënë fund pushtimit izraelit të tokës së Shtetit të Palestinës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, i cili arrin paqen dhe sigurinë për të gjithë”.
Ai gjithashtu tha se Gaza është pjesë përbërëse e shpresave të shtetësisë palestineze, dhe nuk duhet të ndërpritet si rezultat i luftës së Izraelit me Hamasit, shkruan The Guardian
Abass mes tjerash deklaroi se palestinezët nuk duhet të zhvendosen në Gaza ose Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.







