Abazoviq thotë se Demarkacioni ka marrë fund

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë që Demarkacioni ka marrë fund.

Kështu i është përgjigjur Abazoviq në një intervistë për Klan Kosova, kërkesës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me shqyrtimin e demarkacionit.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë ai.