Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se e gjithë bota demokratike është e tmerruar nga lajmi për vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA”, theksoi se Navalny, duke luftuar me guxim për një shoqëri më të lirë, më të mirë dhe më solidare, “bëri një sakrificë për demokratizimin e Rusisë dhe dha një shembull të qëndrueshmërisë në atë mision, pavarësisht nga rrethanat e vështira socio-politike”.

Abazoviq ka deklaruar se Mali i Zi, si anëtar i NATO-së dhe “anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, do të vazhdojë të promovojë vlerat euroatlantike, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut si zotimi më i madh i kohëve moderne”.

Vdekja e Navalnyt

Shërbimi Federal i Ndëshkimit të Federatës Ruse njoftoi më 16 shkurt, vdekjen e politikanit Alexei Navalny në koloninë nr. 3 në qytetin Pokrov, Okrug Autonome Yamalo-Nenets.

Sipas deklaratës së FSIN, Navalny nuk u ndje mirë gjatë një shëtitjeje.

Më pas, ai praktikisht humbi vetëdijen dhe mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan vdekjen e tij.

VIDEO BONUS: Qytetarët urojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës, shpresojnë për ditë më të mira