Abazit i pëlqen mikpritja në Shtitaricë, e quan vatër të PDK-së

Kandidati për deputet, Menduh Abazi, së bashku edhe me kandidatët e tjerë të PDK-së, ka qëndruar sot për disa takime me banorët e fshatit Shtitaricë.

I befasuar nga mikëpritja në këtë fshat dhe pjesëmarrje e qytetarëve në takimet që kishin me kandidatë për deputetë të PDK-së, Abazi e ka cilësuar Shtitaricën si një vatër të PDK-së.

“Shtitarica, vatra e PDK-së.
Bashkëbisedim mjaft i ngrohtë dhe miqësor me banorët e këtij fshati. Së bashku për #rimëkëmbjen e gjithë Kosovës. ” ka shkruar Abazi në postimin ku i ka bashkangjitur disa fotografi nga këto takime.