Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të partisë që i takon dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Urime Kosovës, qytetarëve dhe secilit votues, këtu dhe në mergatën tonë. Këtu fillon epoka e mirëfillët e lirisë, pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan -drejt jetës me prosperitet dhe përmbyllje te procesit të integrimit Euro- Atlantik”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.







